Arineta Mula: Në mbështeje të fushatës “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi”

Në mbështeje të fushatës “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi”

Kur e ke hobi dhe profesion sportin, në rastin tim ngjitjen, përpos përgatitjes fizike, ushqimi luan rol mjaft të rëndësishem në përditshmërinë e një alpiniste. Djathi 100% nga qumështi me prejardhje shtazore është burim i proteinave , kalciumit e vitaminave të ndryshme. Kështu që, duke pasur parasysh të gjitha vlerat ushqyese të këtij lloj djathi unë mundohem ta konsumoj vazhdimisht. Andaj ju rekomandoj të gjithëve që të konsumoni djathin 100% nga qumështi,pa shtesa tjera, duke ndihmuar njëkohësisht edhe fermerët vendor në ngritje të vazhdueshme të cilësisë dhe sasisë së prodhimit.

Këto produkte i gjeni në bazë të vulës së garancisë të vendosura në paketime/kuti të djathit.
Për më shumë informata vizitoni faqen e fushatës në facebook.

https://www.facebook.com/shijodjathinevertete/
#shijodjathinevertete